Mbledhje e jashtëzakonshme, Kuvendi i Serbisë shqyrton projekt-rezolutën për Kosovën
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur sot, deputetët e Kuvendit të Serbisë shqyrtojnë propozimin e rezolutës për Kosovën, e cila do të paraqesë bazën për bisedimet me institucionet e Kosovës.



Partia Demokratike e Serbisë i ka propozuar 8 amandamente për propozimin/rezolutën për Kosovën, katër nga të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e propozimit, ndërkaq, katër të tjera për heqjen e pjesëve ku përmendet Bashkimi Evropian dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritashme në Bruksel, shkruan RTK.


Partia Liberale Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të votojë për Rezolutën. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2013, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori