Mbi 33 mijë nënshkrime kundër çmimit të energjisë
Peticioni me mbi 33 mijë nënshkrime kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike tashmë është duart e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, e këta të fundit sot edhe mbajtën dëgjimin e parë ku edhe u zotuan se do ta përcjellin këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë, ka mbetur që komisioni të shqyrtojë ligjshmërinë e peticionit ku më tutje Kuvendi do të marrë një vendim se çfarë do të ndodhë me ato mijëra nënshkrime të qytetarëve të pakënaqur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, transmeton "Koha.net".

Shoqëria civile edhe sot vazhdojë me kërkesat e tyre duke thënë se qytetarët duhet të kenë një kosto të përballueshme të energjisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori