Osmani pas takimit me Ramën: Në fokus ishte Samiti i NATO-s dhe Procesi i Berlinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në një takim kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ajo ka reaguar pas takimit dhe ka treguar se së bashku me kreun e qeverisë kanë biseduar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare.

Osmani tha se në fokus të bisedës ka qenë  Samiti i NATO-s dhe Samiti i Procesit të Berlinit.

“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.

Pas takimit me Osmanin, Rama është takuar me kreun e Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca./Albeu.com/


Shtuar 6.07.2023 18:18