Mbi 300 nxënës mbeten të bllokuar në Brezovicë
Pëlqej
Mbi 10 autobusë me gati 350 nxënës gjenden të bllokuar në Qendrën Turistike në Brezovicë.

Këta autobus janë me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës dhe Gjakovës.

Njëri nga nxënësit, Shkamb Duraku ka thënë se ai bashkë me 350 nxënës gjenden të bllokuar në Brezovicë që 1 orë e më shumë.

“Jemi të bllokuar dikund mbi 10 autobusë, me afërsisht 350 nxënës të shkollave nga Prishtina dhe Gjakova. Reshjet e borës kanë shkaku rreshqizmë dhe autobusët nuk kanë mundur që të lëshohen rrugëve të Brezovicës. Jemi te mbllokuar që 1 orë e më shumë” ka thënë Duraku.

Ai ka thënë se kanë lajmëruar shumë herë ndihmën, por që janë ende në pritje.

Duraku, sikurse edhe shumë nxënës të tjerë janë të shqetësuar.

“Po na i kemi lajmëruar shumë herë ndihmën. Jemi ende duke pritë” ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori