Mbi 30 mijë euro në muaj kushtojnë pagat e ministrave të ri
Për tre vjet e gjysmë Qeveria e kaluar ka shpenzuar mbi 7.3 milionë euro nga buxheti i shtetit vetëm për paga të kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë.

Aq pritet të shpenzojë edhe Qeveria e re, nën udhëheqjen e Haradinajt - vetëm pagat e 21 ministrave të ri do t’i kushtojnë taksapaguesve kosovarë mbi 30 mijë euro në muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se zhvillimin e vetëm ekonomik që do të arrijnë këto ministri është zhvillimi i pasurisë së ministrave, familjarëve të tyre dhe bizneseve partiake.

Ata kërkojnë ndryshimin e strukturës së Ekzekutivit nëpërmjet Ligjit për Qeverinë.
Shtuar më 12/09/2017, ora 07:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori