Mbi 2 mijë veteranëve në Drenicë pritet tu hiqen pensionet
Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues.

Pensioni prej 175 euro që morën 46 mijë veteranët, 20 mijë prej tyre të rremë, i kushtuan buxhetit të Kosovës 68.153.533.14 euro.

Në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Nga 20 mijë veteranët që hynë jashtëligjshëm në listë, Zona Operative e Dukagjinit është zona më e prekura.

Prokuroria ka grumbulluar kështu të dhënat:

Në Zonën Operative të Drenicës, ka 2330 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listësveteranëve kundërligjshëm.
Në Zonën Operative të Pastrikut, listohen 4701 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listësveteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Dukagjinit, janë të përfshirë emrat e 7949 anëtarëve ‘veteranë’ që i janë shtuar listësveteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Shalës, janë 1389 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listësveteranëve kundërligjshëm.
Në Zonën Operative të Norodimes, ka 823 anëtarë ‘veteranë’ i janë shtuar listësveteranëve kundërligjshëm nga të akuzuarit që ka bërë prokuroria.

Në Zonën Operative të Karadakut, prokuroria liston emrat e 396 anëtarë ‘veteranë’.

Në Operacionin Shigjeta, prokuroria liston emrat e 1035 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listësveteranëve kundërligjshëm.
Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, prokuroria liston 272 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteraneve kundërligjshëm.

Në MMRK-të, prokuroria liston 107 anëtarë ‘veteranë’ që listës së veteraneve kundërligjshëm.

Në UÇPMB, prokuroria liston 779 anëtarë ‘veteranë’ që dyshohet se i janë shtuar listës së veteraneve kundërligjshëm.


Shtuar më 17/09/2018, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori