Mbi 2 mijë spiunë serbë veprojnë në Kosovë
Pëlqej
Serbia ka në Kosovë rreth 2 mijë persona, të cilët spiunojnë dhe dërgojnë informacion në Beograd.

Mes tyre ka edhe shqiptarë, madje edhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Philipe Gordon zyrtar i larte amerikan gjate vizites se tij te fundit ne Serbi nga takimi me presidentin serb, ka kërkuar nga Beogradi terhiqjen e shërbimeve sekrete serbe nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Gjithashtu, në Kosovë, Serbia ka të angazhuara, përveç agjentëve sekretë, edhe 400 persona që janë pjesë të MUP-it serb, strukturë policore që vepron ilegalisht në veri të Kosovës.

Madje, ka shumë më tepër spiunë të Serbisë, sesa persona të cilët janë "rrezik për shtetin" pse luftojnë jashtë, të cilët nuk janë më shumë se 150 vetë. /dionis xhafa albeu.com/


Shtuar më 21/09/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori