Mbi 14 mijë komisionarë, gati për balotazhin e nesërm
Pëlqej
Qytetarët e 19 komunave të Kosovës do të zgjedhin kryetarët që do t’i udhëheqin për katër vitet e ardhshme.

E që çdo gjë të shkojë në rregull, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet, që procesi të nis nesër qysh nga ora 07:00.

KQZ-ja ka bërë të ditur se procesin e nesërm do ta vëzhgojnë mbi 14 mijë komisionerë.

Veç komisionerëve, KQZ ka akredituar mbi 13 mijë vëzhgues me qëllim të mbarëvajtjes së procesit.

38 kandidatë për kryetarë do të synojnë postin e të parit të komunës, kurse në Partesh do të ketë rivotim.

Partitë politike kanë bërë fushatë zyrtare për afat kohor prej pesë ditësh, e cila u përmbyll mbrëmë nga të gjitha partitë.

Mbi 1 milionë e 353 mijë votues do të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, në 614 qendra të votimit.

Gati për ditën e zgjedhjeve është edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë një plan operativ për të siguruar rend dhe qetësi të nesërmen.

Vëmendja do të jetë më së shumti në qendrat e mëdha ku do të zhvillohet një garë e ashpër, sidomos edhe pas koalicioneve të arritura pas raundit të parë të zgjedhjeve.
Shtuar më 18/11/2017, ora 23:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori