Mbi 11 mijë veteranë të luftës së UÇK-së
Pëlqej
Drejtori i Zyrës për Çështje të Veteranëve të Luftës në Qeverinë e Kosovës, Faik Fazliu është shprehur se nga 32 mijë e 32 aplikacione të verifikuara deri më tani, 11 184 prej tyre u është njohur e drejta e veteranit të luftës së UÇK-së.

Shefi i sekretarisë së Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka thënë të mërkurën për “Epokën e re” se çdo gjë është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë sa i përket procesit të verifikimit të aplikimeve.

“Komisioni për verifikim, ashtu siç edhe ishte planifikuar, ka filluar edhe në terren verifikimin e aplikacioneve si dhe vërtetimin e tyre nga ana e eprorëve të të gjitha njësive vartëse të ish-Zonave Operative të UÇK-së. Me këtë rast komisioni falënderon të gjithë eprorët për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tyre për të përfunduar këtë proces shumë të rëndësishëm”, tha Fazliu.

Ai ka treguar dhe shifra, se sa prej ushtarëve të UÇK-së kanë marrë të drejtën e veteranit, sa kanë marrë statusin e invalidit, sa të dëshmorit, të pjesëtarit etj.

"Nga aplikimet, 11 184 personave iu është njohur e drejta e veteranit të luftës së UÇK-së, 1 280 statusi i invalidit, 932 statusi i dëshmorit, 12 300 statusi i pjesëtarit dhe pjesëmarrësit, ndërsa 255 aplikacione janë duke u shqyrtuar, kurse 6 mijë e 81 aplikacione janë refuzuar për t’iu njohur ndonjëra nga këto kategori”, ka deklaruar Fazliu./albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori