Mbi 100 pacientë në Klinikën Infektive, si paraqitet situata e të infektarve në Kosovë
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se në këtë klinikë janë 110 persona, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike të intubuar.

Ajazaj-Berisha ka thënë se përveç Klinikës Infektive, raste të shtruara ka edhe në Pulmologji.

Ajo bëri thirrje që qytetarët t’iu përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton EO.

“Normal me rritjen e numrit të rasteve ka filluar edhe rritja e numrit në Klinikën Infektive. Tanimë në këtë Klinikë i kemi 110 raste të cilët janë të shtrirë, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar. Megjithëse ky numër mund të ndryshojë për arsye se vazhdimisht kemi raste të cilët nga terreni të konfirmuar si COVID pozitiv për shkak të probleme me frymëmarrje apo probleme respiratore vazhdimisht kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive. Ka rate të cilët janë spitalizuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë, prandaj do të ishte mirë që ne si qytetarë të vetëdijesohemi, t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe ndihma më e madhe është nga qytetarët. Prandaj duke e pasur parasysh që jemi në muajin e pestë që jemi në punë 24 orë, i lus qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse, në mënyrë që të mbrojmë vetën dhe të tjerët”.
Shtuar më 28/06/2020, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori