Tonali drejt largimit nga Milani, klubi i Premier League bëhet gati ta rrëmbejë

Thashethemet për një transferim të mundshëm të Sandro Tonalit te Newcastle po shtohen nga ora në orë. Tashmë në Itali, transferimin e mesfushorit kuqezi e konsiderojnë si diçka të kryer.

Skuadra angleze ka formalizuar ofertën e saj tek Milani prej 70 milionë eurosh plus 5 të tjera në formë bonusesh.

Një ofertë kjo që i ka pëlqyer drejtuesve të Milanit dhe janë gati të lenë të lirë Tonalin, për ta sakrifikuar në mënyrë që të zhbllokojnë merkaton.

Kështu, Tonali do të transferohet në Angli, ku do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon. Një largim i hidhur nga kuqezinjtë, por që shihet si shpëtimi i merkatos verore.


Shtuar 21.06.2023 23:55