Mbaron takimi Haradinaj-Limaj: A i bashkohet NISMA koalicionit?
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka takuar në qeveri liderin e NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limajn.

“Po Kryeministri në dorëheqje Haradinaj ka zhvilluar një takim me zotin Limaj me të cilin ka biseduar për të gjitha zhvillimet e fundit në vend”, ka deklaruar Gashi për Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë që në takim kanë biseduar për mocionin e së enjtes por jo edhe për koalicion.

“Po disponim ka për koalicion por që nuk kemi diskutu për këtë pjesë, kemi folur për mocionin e së enjtës” është shprehur Haradinaj.

Haradinaj dhe Limaj ishin partnerë në Qeverinë PAN dhe nuk dihet nëse të dy kanë vendosur që përsëri të jenë bashkë në zgjedhjet e reja.

Kujtojmë që Ramush Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.

PSD në listën zgjedhore do të ketë 25 kandidatë për deputetë.
Shtuar më 20/08/2019, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori