Mbante armë pa leje, Gjykata dënon reperin Gjiko (FOTO LAJM)

Asdren Gjikolli i njohur gjërësisht si reperi Gjiko është denuar me 400 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Pejë i akuzuar armëmbajtje pa leje.

Mësohet se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe është i detyruar të paguajë gjobën në afat prej 30 ditëve pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Me 400 euro masë administrative u dënua edhe i akuzuari tjetër Valon Alija, i cili nëse nuk e paguan dënimi i kthehet në burgim.

Ndërkohë, sipas aktgjykimit, të pandehurve u janë konfiskuar edhe armët.

Shtuar më 07/07/2020, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori