Mbahet në Prizren programi artistik mbi Profetin Muhamed (a.s.)

Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera” organizoi në Prizren programin artistik “Simboli i Paqes, Muhamedi (paqja qoftë mbi të).

Mbi 1500 të pranishëm nga gjithë Kosova, ndër të cilëve dhe deputetë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të pushtetit qendror e local si dhe përfaqësues të FSK`së u mblodhën në Prizren për të qenë pjesë e këtij programi.

I organizuar për herë të parë në këto përmasa, ky program mblodhi artistë e aktorë nga gjithë trevat shqiptare.

Kur’ani, ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të përcjella me mjeshtëri nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit si “Mjeshtri i madh” këngëtarja Shkurte Fejza, Çun Lajçi, Kastriot Tusha, Dritan Boriçi, Lind Islami, Liridon Spahiu, Venera Luma nën regjinë e Agron Hoxha, performuan shkëlyqeshëm për paqen, bashkëjetesën e dashurinë ndaj Profetit të Mëshirës.

Në fjalën e tij në emër të organizatorëve, Z. Gazmend Aga theksoi rëndësinë e paqes;

“Të gjithë profetët punuan dhe jetuan për paqen. Ata ishin vëllezër të së njëjtës kauze; asaj të ndriçimit të mendjeve e zemrave duke sjellë paqen në botë. Si profet I fundit dhe vazhdim I kësaj detyre hyjnore, Muhamedi a.s. është symbol I paqes. Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për paqe, qetësi, bashkëjetesë e mirëkuptim të ndërsjelltë.

Vlera që Muhamedi a.s. I jep dinjitetit të njeriut pa dallim feje rrace e etnie është shembulli më I përkryer që duhet marrë sot. Ai I ka rrespektuar dhe të krishterët dhe hebrenjtë dhe njeriun në përgjithësi. Ai e vlerësoi dhe femrën duke thënë se “Parajsa është nën këmbët e nënës”. Ai vlerësoi dhe fëmijët, madje as kafshët nuk mbetën pa përfituar prej mëshirës së Tij (paqja qoftë mbi të).

A ka mundësi që ndjekësit e këtyre parimeve të vrasin në emër të fesë?
A ka mundësi që ata që marrin shembull këtë njeri të madh të mos e rrespektojnë prindin e bashkëshorten?
Besimtari që e kupton mirë mesazhin universal të profetëve e sidomos simbolit të paqes Muhamedit a.s. është promotor i paqes, dashurisë e sigurisë në tokë.

Prizreni është simbol i harmonisë e dialogut në Kosovë e më gjerë. Bashkëjetesa në këtë qytet ndoshta të vogël mund të jetë një shembull shumë domethënës po të kemi dhe problemet që po has bota sot.

Fondacioni "Atmosfera" qe nga dita e formimit ushtron aktivitetin e vet duke pasur ne fokus njeriun.Per kete fondacioni kontribuon ne shkrirjen e paditurise duke hapur ne cdo vend te Kosoves konvikte, qendra kursesh dhe shkolla.Lufton varferine duke mobilizuar biznesmene.Realizon nje atmosfere harmonie mes njerezve duke zhvilluar programe kulturore dhe dialogu ndermjet shtresave te ndryshme te popullsise.Krijimi I nje sinergjije nepermjet aktiviteteve kulturore dhe percjellja e dashurise dhe tolerances perben nje nga qellimet kryesore te fondacionit.Edhe sot nepermjet ketij programi fondacioni Atmosfera sjell mes nesh nje harmoni kuptimplote duke zgjedhur pretekstin me te bukur, ditelindjen e simbolit te paqes, ditelindjen e Profetit Muhammed (S.A.S.).

Falenderojmë shtetin e Kosovës, biznesmenët bujarë vendas që mundësuan këtë event si dhe të gjithë ata që punojnë për paqen”, theksoi Aga. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 22:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori