Mbahet forumi ekonomik, 'Kosova, shtet i artë për investime'
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe institucionet nga pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët mbajtën Forumin e Parë Ekonomik Ndërkombëtar në Prishtinë, me temë 'Kosova, shtet i artë për investime'.

Në këtë forum ishin të pranishëm zyrtarë institucionesh, ambasadorë e biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali Zi, Kosova Lindore dhe shtete tjera. Forumi është një mundësi e mirë për Kosovën që prezantojë mundësitë për investime të huaja në Kosovë.



Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se ky forum, si pjesë e projektit gjigant 'Javët e Biznesit Kombëtar', të iniciuar nga AKB-ja, ka për qëllim që të ulen në një tavolinë të gjithë aktorët kryesorë të përfshirë në jetën ekonomike të vendeve tona dhe të arrihet shkëmbimi i informatave mbi potencialet që ofrojnë shtetet tona për investime ekonomike dhe shkëmbime tregtare. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2012, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori