Mazrekaj nxjerr foton e gruas së Veton Surroit në Facebook

Këto ditë është shënuar 21 vjetori i themelimit të gazetës “ Koha Ditore”, numri i parë së cilës është publikuar në vitin 1997. Kjo ngjarje nuk i ka ikur botuesit të “Bota Sot”, Xhevdet Mazrekaj, gazetë kjo që ka rivalizuar fort me “Kohën Ditore” në vitet e pas luftës.

Mazrekaj ka publikuar një fotografi të bashkëshortes së Surroit, Blerta Syla ku kjo e fundit shihet duke e lexuar “Botën Sot’.

Mazrekaj shkruan se mbase Surroi ka xhelozuar kur e ka parë këtë fotografi dhe ka vendosur që ta ketë edhe ai një gazetë ditore.

“Në këtë fotografi shihet aktorja e njohur, Blerta Syla duke lexuar gazetën “Bota sot”. Kjo fotografi është bërë disa vite para se të formohej gazeta e bashkëshortit të Blertës. Mbase, bashkëshorti i saj ka xhelozuar kur e ka parë këtë fotografi dhe ka vendosur të formojë edhe ai një gazetë ditore..”, ka shkruar Mazrekaj.
Shtuar më 02/04/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori