Tensionohet situata në Velipojë pas shembjes së biznesit, qytetari humb ndjenjat (VIDEO)

IKMT ka shembur biznesin e parë në Velipojë, pavarsisht rezistencës së pronarëve dhe gjithë qytetarëve.

Në momentin që ka nisur shembja e godinës, një prej biznesmenëve ka humbur ndjenjat dhe kërkojnë ujë. “A kuku…sillni ujë mor,”- dëgjohet në video.

Fillimisht pronarët e bizneseve të cilëve është planifikuar tu shemben godinat në bregdetin e Velipojës kanë tentuar të mbrojnë pronat e tyre me lopata në krahë.

Mes qytetarëve ka gra e burra që bërtasin e qajnë dhe dëgjohen të thonë se nuk kanë ndërmend t’i lejojnë punonjësit e IKMT-së që të nisin shembjen.


Shtuar 11.06.2020 17:30