Matoshi tregon nëse Haradinaj do të shkojë në Malin e Zi
Ramush Haradinaj nuk do ta vizitojë kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën, siç edhe u raportua në media. Ai do ta bëjë një vizitë të parë zyrtare si kryeministër në Tiranë, e më pas, në një të ardhme të afërt, do ta vizitojë edhe kryeqytetin e Malit të Zi.

Halil Matoshi, që udhëheq zyrën për media në kryeministri ka thënë për Klanin se një vizitë e tillë edhe mund të ndodhë në të ardhmen, porse për momentin nuk është se ka orar të caktuar për këtë punë.

“Vizita në Tiranë do të ndodhë me datën 27, por sa i përket Podgoricës nuk ka asgjë që mund të konfirmohet. Një vizitë mund të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani nuk parashihet”, pohoi Matoshi.

Kosova e Mali i Zi vazhdojnë ta kenë problemin rreth Demarkacionit me Malin e Zi, përkundër se gjithmonë zyrtarët e të dyja shteteve kanë deklaruar se kanë raporte të mira ndërshtetërore.

Madje kryeministri Haradinaj ka shkarkuar komisionin e vjetër dhe ka emëruar një të ri për rishikimin e vijës kufitare me malaziasit, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, në një emision televiziv ka deklaruar se tashmë çështja e Demarkacionit me Kosovën për Malin e Zi ka përfunduar.


Shtuar më 23/09/2017, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori