Matoshi: Mjerë UÇK-ja në dorën e kujt ka mbet'
Pëlqej
Drejtori i Zyrës për Veteranët, Faik Fazliu ka vazhduar të debatojë me Matoshin lidhur me rolin e UÇK-së pas luftës.

Fazliu ka thënë se Matoshi po tenton të denigrojë luftën e UÇK’së me qëllime të pastra politike.

Por, Matoshi i është kundërpërgjigjur Fazliut, duke i thënë se mjerë UÇK-ja sot në dorën e kujt ka mbetur.

“Prandaj Ju, z. Kryeministër HTH, dhe mëkëmbësi Juaj, Faik Fazliu, për UÇK-në “e shkretë” (në duart e kujt ka mbetur, e që ka mbetur nën mëshirën Tuaj!!!), lëreni rehat “shokun Tito”, njeriun e vdekur më 1980, kur unë kam qenë në vitin e tretë të shkollës së mesme dhe mësohuni të jetoni me lirinë, diversitetin dhe njerëzit që kurrë në jetë s’kanë për të menduar si ju – stalinçe!!!”, ka shkruar Matoshi. /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori