Depay jashtë planeve të Xavi-t, tre ekipe italiane pas holandezit

Duket se Memphis Depay nuk është më pjesë e planev të Xavit dhe Barcelona ka vendosur gjithashtu emrin e tij në krye të listës së lojtarëve të dalë në merkato.

Sipas “AS”, tre ekipe italiane janë pas tij. Juventus e sheh sulmuesin holandez si zëvendësuesin e Vlahovic, por mund ta përdorë edhe në krahë. Gjithashtu Milan dhe Napoli janë duke e parë si mundësi.

Ndër klubet e tjera të interesuara dhe ndoshta me burime më të mëdha ekonomike, janë Tottenham dhe Lyon, ku ky i fundit mund të jetë një rikthim për Debay./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.07.2022 15:58