Matoshi: Barrikadat në Mitrovicë më të rrezikshme se ekstremizmi fetar
Pëlqej
Analisti Halil Matoshi mendon se gjendja e ekstremizmit në Kosovë nuk është studiuar siç duhet.

Ai thotë se ekstremizmi fetar në Kosovë, veçanërisht ai islam nuk është me rrezik shumë për Kosovën, pasi që ka karakter global, raporton Rel.

Matoshi shprehet se përndjekja ligjore dhe arrestmi i 40 personave mund ti vërë në pozita diskriminuese myslimanët.

Për Halil Matoshin , më shumë problem është fakti se Kosova nuk është shtet me shtrije në veri sesa ekstremizmi fetar.

“Problemi i sigurisë së Kosovës është shumë më i madh në aspektin e raporteve me Serbinë, përkatësisht në raport me integrimin e serbëve kosovarë në veri të Kosovës”, tha Matoshi./albeu.com/

Shtuar më 18/08/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori