Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq, nesër priten reshje intensive

Sot pasdite (e mërkurë, dt.22) dhe nesër (e enjte, dt. 23) priten reshje në të gjithë vendin. Në qarkun Vlorë priten reshje intensive, në qarkun Gjirokastër mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, priten reshje mesatare.

Në pjesën tjetër të territorit, priten reshje të dobëta. Reshjet ne qarqet Vlorë dhe Girokastër, pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata.

TEMPERATURAT:

Nesër (e enjte, dt. 23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 17 °C
në vendet malore: 2 / 5 °C

ERA:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.22) dhe nesër (e enjte, dt. 23) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në pjesën veriore të territorit.


Shtuar 22.04.2020 14:12