Tragjedia në Pejë, nënë e bir përcillen nesër në banesën e fundit

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Pejë, ku pas vërshimit të uljut nëpër qytet si pasojë e motit të keq, humbën jetën nëna dhe fëmija 5-vjeç.

Nënë dhe bir ndodheshin në banesë, në momentin që uji ka vërshuar dhe ka marrë shtëinë përpara, duke i mbytur të dy.

Ngjarja tragjike ka trishtuar opinionin mbarëshqiptar.

Ndërkohë që trupat e pajetë do të varrosen ditën e nesërme, ceremonia mortore do të nisë në orën 15:00 në Gasallhanja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Asllan Qeshme”. Vdekja e fëmijës është konstatuar rreth orës 23:00, ndërsa rreth orës 01:20 të së dielës, autoritetet kanë gjetur edhe trupin e së ëmës, pa shenja jete.

Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, ka dhënë disa detaje në lidhje me humbjen tragjike të nënë e bir.

Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet e ujit në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat, janë të nivel të lartë. Ajo tha se nënë e bir ndodheshin bredna në shtëpi duke ndenjur, kur shiu i madh u rrëzoi shtëpinë.

Ndodhi papritur, reshjet e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy jetë njerëzish. Ishin në shtëpi brenda t’u nejtë, shiu i madh e rrëzoj shtëpinë! Jam shumë e mërzitur si kryetare e Bashkësisë lokale. E di, ekipet emergjente, drejtori i Emergjenës u munduan, por aq ishte fuqia e madhe e ujit, saqë ndodhi çka ndodhi…”, u shpreh ajo.


Shtuar 25.06.2023 13:28