Të
pafajshëm përveç Ukë
Rugovës u deklaruan edhe 19 të
akuzuarit tjerë Izet
Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim
Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona
Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar
Beqiri, Hamza
Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami, shkruan "Kallxo.com".
Kthimi në fillim i këtij gjykimi, ndodhi pasi gjyqtari Vladimir Micula i kërkoi prokurorit Allen
Cansik konkretizimin e veprimeve të të akuzuarve.
Këtë konkretizimim e kishte kërkuar gjyqtari tjetër i EULEX-it Victor Partal i cili e kreu misionin, ndërsa gjykimi i
Rugovës dhe të tjerëve iu nda pastaj Vladimir Miculës.
Prokurori Allen
Cansik në dhjetor të vitit të kaluar ndryshoi aktakuzën ndaj
Rugovës dhe grupit të cilit prokuroria pretendon se ai e udhëhoqi, duke e zvogëluar për disa muaj periudhën kohore në të cilën të
akuzuarit sipas organit të ndjekjes kryen veprimet e tyre të paligjshme. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017,
ora 13:45