Gjyqet publike? Nga Elsa Lila tek përplasjet online, gjuha ekstreme në to

Lajmi i Elsa Lilës ishte më i zhurmshi i këtij viti për të gjithë shqiptarët. Klaudia Hila dhe Anisa Zaçe në ‘Abc e Pasdites’ dhanë mendimin e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

E pyetur nga Ermal Pecçi se sa e vështirë është të ndahet artisti nga individi në jetën e përditshme, psikoloia Anisa Zaçe shprehu:

“Padyshim që është e vështirë të ndahen. Kur je figurë publike, qoftë artistët, qoftë moderatorët ku dashur pa dashur publiku krijon idenë e tij. Domosdoshmërisht patjetër që individi që e shikon nga ekrani mendon që ky njeri është e njëjta figurë, është pak e vështirë dhe definitivisht e ka brenda këtë pjesë të vetes”.

Ndërkohë Klaudia Hila nënvizoi se nuk e kupton pse buron e keqja kaq me vrap dhe jo e mira: “Për çdo gjë kryqëzohen. Në fund të ditës ata janë njerëz, gjithsecili bart përgjegjësinë e një familjari, edhe Elsa Lila është mamaja e një vajze. Çdo gjë duhet gjykuar me një këndvështrim tjetër”


Shtuar 24.03.2022 18:25