Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
MAShT organizoi pjesën e dytë të Provimit të Maturës
Pëlqej
Rreth 23 mijë maturantë iu nenshtruan këtë të shtunë pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2014 - afati i gushtit. Testimi i tyre në lëndët e afërta me drejtimin është bërë në 235 Qendra të Testimit (QT) në gjithë Kosovën.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim në MAShT, njëherësh anëtar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), tha se organizimi i testit ishte në nivelin e duhur.

“Ç`do gjë ka shkuar ashtu siç është planifikuar dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi, që do ta bënte testin të pavlefshëm në aspektin përmbajtësor. Synimi ynë është që të kemi rezultate sa më reale, ndërkaq Divizioni për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim, ditëve në vijim , do të punojë me intensitet të shtuar, që sa më parë të kemi rezultatet“, tha z. Kadriu.

Testi është mbajtur në 235 qendra të testimit ndërsa për administrim të suksesshëm janë kujdesur rreth 1500 administrues dhe mbi 700 komisionerë të cilët kryesoheshin nga profesorë të universiteteve publike.
Shtuar më 06/09/2014, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori