MASHT-i formon grup punues për testin PISA
Pëlqej
Për herë të dytë brenda këtij viti, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) pritet të formojë grup punues për testin ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve “PISA 2018”, shkruan sot Koha Ditore.

janar të këtij viti ishte formuar grup i njëjtë me vendim të ish-ministrit, Arsim Bajrami. Grupi përbëhej prej 13 anëtarësh. Derisa ky grup kishte hartuar një plan ku parashihte të kryheshin hulumtime në terren për t’i gjetur shkaqet e rezultateve të “PISA 2015”, grupi i ri detyrë pritet ta ketë realizimin e vizitave në shkolla dhe drejtori komunale të arsimit.

Kosova, së bashku me Algjerinë dhe Republikën Domenikane, ishin vendet me rezultatet më të dobëta në botë në “PISA 2015”.

Grupi i emëruar në muajin janar ia kishte dorëzuar planin e hartuar ish-ministrit, Bajrami në të cilin parashihej të bëheshin hulumtime në disa njësi akademike që përgatisin mësimdhënës.
Shtuar më 11/12/2017, ora 07:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori