Masat e qeverisë po injorohen në Prishtinë
Përkundër masave të qeverisë, për parandalimin e Covid-19, kompanitë e ndërtimit nuk po i respektojnë ato.

Në një fotografi që ka arritur mbrëmë në redaksi të Indeksonline, shihet sesi në një punishte te marketi Maxi 24, të "Rruga B", në Prishtinë, nuk po respektohen masat e qeverisë.

Përveç që po vazhdojnë të punojnë, pasi që nuk lejohet, ata nuk janë të pajisur me mjetet e parapara për luftimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Masat e qeverisë erdhën si pasojë e shpërthimit të Covid-19 në vendin tonë, ku deri më tani 283 persona janë infektuar, 58 janë shëruar dhe 7 kanë vdekur.
Shtuar më 12/04/2020, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori