Plagosën shqiptarin te 9-Katëshet, dy tifozët holandezë njihen me vendimin e Gjykatës

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 15 ditor për dy tifozt holandezë, të akuzuar për “plagosje të rëndë” një ditë para ndeshjes Roma-Feyenoord.

Ngjarja në fjalë ndodhi një natë para finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Feyenoord-it holandez.

Dy holandezët goditën me grushte, shqelma dhe karrige 48-vjeçarin, ndërsa më pas përfunduan pas hekurave.