Detajet horror! Burri shqiptar zbulon me detaje si theri për vdekje gruan në shtrat: I mbylla gojën

Dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Greqi ka zbuluar se krimi në familjen e tyre kishte përmasa horrori. Dhuna fizike dhe psikologjike prej kohësh, detyronte viktimën, Anisa Shehu të mbyllej me celes nëpër dhomat e shtëpisë së tyre. Autori i krimit, Florand Shehu ka zbardhur detaje se si ndodhi krimi i rëndë duke mos zbuluar ende arsyet e tij.

Referuar dëshmisë që ka dhënë autori i dyshuar në polici, mësohet se Anisa ka qenë në gjumë në dhomën e saj kur autori, ka hyrë me një thikë dhe e ka goditur fillimisht në qafë.

“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë iu afrova dhe e godit me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Dhe pastaj ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së bëri rezistencë dhe së bërtituri, u largova”, ka thënë autori.

Dhuna në familje:

Mes ciftit prej shumë kohësh raportohet se kishte dhunë të ushtruar nga ana e autorit mbi viktimën. Mediat greke shkruajnë se viktima, fshihej nëpër dhomat e shtëpisë për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit.

Në dëshminë e tij në polici, ai ka pranuar se së fundmi kishte mbledhur të gjitha celësat e shtëpisë në mënyrë që të mos i linte asaj mundësi të fshihej nëpër dhoma.

“Dera ishte e hapur, pasi kisha hequr çelësat nga dyert në mënyrë që ajo të mos mbyllej përsëri”- ka deklaruar në polici Florand Shehu duke treguar momentet e fundit para krimit horror në shtëpinë e tij.  /albeu.com/

 


Shtuar 3.08.2021 09:06