Dhunë dhe shkatërrim prone, policia vë në pranga katër persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona pasi mbi to rëndojnë akuza të ndryshme.

Policia e Tiranes informon se dy prej te arrestuarve jane vene ne pranga per “Vjedhja” dhe një tjeter pasi u denoncua per dhune ndaj bashkeshortes.

NJOFTIMI i PLOTE

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 25 vjeç dhe u procedua penalisht vëllai i tij i mitur, shtetasi A. A., 15 vjeç, pasi në rrugën “Fuat Toptani”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në mjetin në pronësi të shtetasit N. S., disa sende personale të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit E. H., 26 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një marketi ka vjedhur disa produkte ushqimore. Nga veprimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

• Më datë 19.07.2020, në rrugën “Sulejman Delvina”, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 20.000 lekë.

•Më datë 20.07.2020, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 12.000 lekë.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 52 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. Xh., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkatërrim prone”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.07.2020 11:24