Marty: Pse Hashim Thaçi nuk po më padit për "shpifje"?!
Hashim Thaci e Dick Marty
Vëzhguesi zviceran Dick Marty i gëzohet progresit të proceseve zhvillimore ne Kosovë. Madje sipas tij, "Serbia, duket se është dorëzuar përballe realitetit në Kosovë dhe nëse sot jo, ajo sigurisht nesër do ta njohe pavarësinë e saj".

Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian ne Strasbougr ne sesionin special me 23 janar të vitit 2014 ka debatuar për raportin e Dik Marty, i cili pretendon që "disa pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kane abuzuar me luftën, duke u marrur me trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore".

Sipas mediave ndërkombëtare ,duke iu referuar raportit te senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty në vitin 2011 ndër tjera thuhet se, "krerë të lartë të ish-UÇK-së, të cilët tash udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Ata dhe disa të tjerë po hetohen për likuidime, vrasje me motive politike kundërshtarët e tyre, pastaj për krime të tjera kundër njerëzimit, trafikim organesh dhe droge, naftë dhe armësh...".

"Kur u publikua ky raport, e kam nënvizuar se duhet të lexohet me kujdes dhe fjalët duhen kuptuar ashtu siç janë shkruar dhe pa nënkuptime të tjera", ka thënë Marty për "Presheva Jonë".

Sipas tij, "me themelimin e Gjykates për krimet në Kosovë, padyshim Kosovës do t’i hapen perspektiva te reja ne rrugen e integrimeve".

"Kjo gjykate e cila ne të mire te Kosovës dhe qytetarëve te saj, nuk mendoj se do te jete kundër Kosovës apo UCK-së, por abuzuesve te saj gjate dhe pas luftës në rajon. Besoj se këtë e dinë mirëfilli edhe një pjese e politikajve kosovar, sidomos ata me duart e papastra", shprehet Marty duke pyetur se "pse Hashim Thaci nuk po me padit ne gjyq për "shpifje?!".

Ai i gëzohet progresit të proceseve zhvillimore ne Kosovë. dhe sipas tij, "Serbia është dorëzuar përballe realiteti në Kosovë dhe nëse sot jo sigurisht nesër do ta pranojë pavarësinë e saj".

Por ai është i shqetesuar me migracionin e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, Qeveria dhe institucionet tjera te Kosovës duhet te bëjnë me shume sidomos për te luftuan korrupsionin, krimin e organizuar, papunësinë etj.

"Unë mendoj se Kosova nuk mund te këtë perspektive politike e as ekonomike, nëse ky vend i lodhur nga lufta e sot nga emigrimet drejtohet nga njerëz te dyshuar, te korruptuar dhe ne lidhje me krimin dhe mafien.", vijon Marty.

Akuzat janë të përpiluara nga amerikanët

Ne vazhdim z.Marty, ka pohuar se "votimi i parlamentarëve kosovare pro kësaj Gjykates Speciale dëshmon se edhe vete deputetet dhe qytetaret kërkojnë drejtësi për ata qe kane abuzuar dhe kane bere krime mbi qytetaret gjate apo pas lufte. Por policia vendore dhe ndërkombëtare tani duhet te perqendrohet ne mbrojtjen e dëshmitarëve të gjallë, për te pasur sukses ndëshkimi i atyre qe abuzuan me luftën ne Kosovë për interesa te tyre personale, ka nënvizuar këtu Dick Marty duke përmendur emrat e Hashim Thaçi, Xhavit Halitin, Kadri Veseli etj…te cilët i quan "peshq të mëdhenj".

"Është fakt se në raportin ju kam shmangur emrave, por ja është një çështje interne. Por, e vërteta dhe sinqeriteti intelektual, respekti për popullin e Kosovës dhe familjet e viktimave kërkojnë nga ne që gjërave t’u themi një ditë emër. Këta emra janë emra që janë cituar për shumë vite në dokumentet që janë hartuar nga forcat policore, nga shërbimet sekrete të disa vendeve, përfshire këtu edhe gazetat botërore. Unë e kam kryer me Kosovën, nuk merrem më me trafikun e organeve. Kam dorëzuar raportin tim aty ku duhet dhe tash fjalën e kane te tjerët. As unë e as raporti im nuk jemi kundër UÇK-së por kundër abuzuesve te luftës dhe mos harroni se hetimet dhe akuzat janë një përmbledhje jo vetëm nga raporti im, por edhe nga Carla del Ponte dhe raportuesi amerikan, mikut të shqiptarëve Prokurori John Clint Williamson i cili për këto hetime ka vizituar disa here jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë", ka thëne Dick Marty. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2016, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori