Marty me ekip
Rekrutimi i stafit që do të punojë për Task Forcën e Bashkimit Evropian, e cila do t’i hetojë pohimet e raportit të Dick Martyt për të ashtuquajturën tregtinë me organe në Kosovë, është duke u finalizuar.

Zyrtarë të EULEX-it kanë deklaruar se presin që hetimet për këtë çështje të fillojnë shpejt, pa precizuar ndonjë afat.

“Rekrutimi është duke u finalizuar. Presim që Task Forca të fillojë punën shumë shpejt”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi për “Gazetën Express”.

Ai ka bërë të ditur se tashmë janë vendosur kontakte edhe me senatorin zviceran Dick Marty. E në bazë të deklaratave të zyrtarëve të Misionit Evropian, zvicerani nuk është më vetëm.

EULEX ka thënë se është duke bashkëpunuar me atë që ë ka quajtur “ekip” të Martyt, pa dhënë shumë detaje.
Shtuar më 11/08/2011, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori