Marti: Raporti im mund të mbetet fjalë në letër
Raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marti ka thënë se raporti i tij për trafikimin e organeve mund të mbetet vetëm fjalë e shkruar në letër. "Sapo bëhet fjalë për procesin ndaj dikujt që është në pozitë të lartë politike apo në hierarkinë kriminale, konstatojmë se thjesht nuk ka dëshmitar", i ka thënë Marti radios shtetërore britanike.

Ai ka shtuar se "dëshmitarët dhe familjet e tyre po frikësohen", dhe se ka pasur edhe vrasje të dëshmitarëve.

Marti ka thënë se më së shumti e ka shokuar fakti se raporti i tij ka "nxitur skandal, ndërsa vrasjet e dëshmitarëve që kanë ndodhur viteve të fundit janë përcjellur me indiferencë të përgjithshme".
Shtuar më 27/01/2011, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori