Marrja e Udhërrëfyesit, Haziri: Parlamenti rol mbikëqyrës
Lutfi Haziri
Fundi i vitit 2013 është afati më i shkurtër për liberalizimin e vizave. Në rastin më të keq, procesi mund të zgjasë pa kufi. Por, për të përmbushur kushtet e Udhërrëfyesit, duhet të ketë edhe arrestime masive të kriminelëve dhe të korruptuarve, si në rastin e Shqipërisë. Kryetari i Komisionit për Integrime Europiane, Lutfi Haziri flet për Express.

"Me marrjen e Udhërrëfyesit, procesi i liberalizimit të vizave ka marrë drejtim drejt përmbushjes së detyrave teknike nga ana e Kosovës. Tash, Qeveria e Kosovës duhet të ndërtojë sektorë të veçantë ndërministrorë, të cilët do të duhej të merreshin me implementimin në baza ditore të detyrave. Ky ekip pritet të formatizohet këto ditë nën udhëheqjen e Ministres Çitaku. Ndërsa roli i Parlamentit në këtë proces do të jetë monitorues dhe mbikëqyrës, i cili mbi baza të rregullta do të bëjë mbikëqyrjen e të gjitha detyrave, e në veçanti riatdhesimin dhe me detyra të tjera, sipas kërkesave, siç është rendi publik dhe menaxhimi i kufijve", u shpreh Haziri. /albeu.com/

Shtuar më 28/06/2012, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori