Teuta Arifi për akuzat e Bilall Kasamit: Përvishju punës e mos i diskredito njerëzit

Teuta Arifi në emisionin Click Plus foli për akuzat e hedhura ndaj saj nga kryetari aktual i Komunës së Tetovës Bilall Kasami. Sipas saj, publikimi i listës me emrat e të angazhuarve me kontratë në vepër është akt tendencioz dhe përpjekje për diskreditim ndaj njerëzve që figurojnë në listë, ndërsa tha tha se nuk janë të gjitha kontrata në vepër.

“Të gjitha ato nuk janë kontrata në vepër por janë pagesa të ndryshme ndaj personave fizik, edhe një herë them me anë të vendimit të këshillit, me anë të vendimeve të ndryshme të cilat nuk nënkuptojnë se duhet të bëni kontrata në vepër për ti bërë dhe për ti realizuar ato pagesa dhe them se kjo mënyrë e diskreditimit të qytetarëve të vet është e ulët në qoftë se atë e bëni selektive dhe ju them se e kanë selektive se kontrata të tilla ka pasur gjithandej”, tha Teuta Arifi, ish kryetare e Tetovës.

Në emisionin e të hënës Kasami po ashtu zbuloi se janë blerë 20 telefona nga 1000 euro me para të Komunës për familjarët e të punësuarve, e përgjigja e Arifit për këtë akuzë ishte kjo.

“E për telefonat mobil që i përmendi mbrëmë, që ka ngrit padi kundër jush?

Unë nuk jam telefonist i komunës more zotëri gazetar, epo tash çka, unë kam qenë…”, pohoi Teuta Arifi, ish kryetare e Tetovës.

Shumë çështje të cilat u hapën nga kryetari i Tetovës Bilall Kasami, ish-kryetarja as nuk i pohoi e as nuk i hodhi poshtë tërësisht, ndërsa vazhdimisht pohonte se përpjekjet e Kasamit janë me qëllimin e defokusimit sepse s’po mundet të realizojë premtimet e dhëna, andaj në fund I dërgoi edhe një porosi.

“Koha e nusërimit të Bilall Kasamit mbaroi është mirë ta veshë skutaçen dhe të kapet për pune…”, theksoi Teuta Arifi, ish kryetare e Tetovës./TV 21/


Shtuar 16.02.2022 22:12