Marrëveshje bashkëpunimi e FSK-së me Gjermaninë
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku, ka pritur sot në një takim Atasheun ushtarak të Republikës së Gjermanisë, nënkolonel Rupert J.J. Steeger. Gjatë takimit është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve të dy vendeve respektive.

Marrëveshja e nënshkruar nga ministrat rregullon çështjen e emërimit të një këshilltari gjerman për çështje logjistike në ministrinë për Forcën e Sigurisë.

Në marrëveshje janë të definuara fushat konkrete që intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, gjithashtu edhe misionin, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarit gjerman që do të jetë i integruar në kuadër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes së bashkëpunimit vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, konform Marrëveshjes Bilaterale që ka Ministria e Forcës së Sigurisë me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori