Për dinamikën e zbatimit të marrëveshjes për
normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës është e rëndësishme pjesëmarrja e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë marrëveshje. Kështu është shprehur në një intervistë për “Epokën e re”, zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan
Petroviq i cili ka nënvizuar se zbatimi i kësaj marrëveshje do të ketë efekte pozitive në procesin e integrimeve euroatlantike si për Republikën e Kosovës ashtu edhe për Serbinë.
“Jam i sigurt se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Kosova do të ketë një proces më të përshpejtuar drejt proceseve evropiane dhe se shumë shpejt do ta kemi edhe liberalizimin e vizave që ka të bëjë me cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Natyrisht se ka shumë punë që na presin, të cilat duhet t’i realizojmë bashkërisht, jo vetëm deklarativisht, por në mënyrë praktike”, ka deklaruar
Petroviq.
Lideri i Partisë Liberale Serbe ka vlerësuar se marrëveshja për
normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk ka elemente të autonomisë për komunat me shumicë serbe. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2013,
ora 11:47