Marrëveshja për doganat, hap për instalim të autonomisë serbe
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq në një intervistë për
për gazetën e sotme “Politika” është shprehur se marrëveshja e arritur mbi pagimin e taksave në “vendkalimet administrative” është hap i parë i rëndësishëm drejtë instalimit të autonomisë serbe në Kosovë.




“A e kam shkruar unë platformën. A kam hyrë në lojë në pjesën e dytë. Gjendemi në fazën e realizimit të marrëveshjeve, por edhe të disave që më herët e kanë definuar Kosovën si territor to veçantë doganor. Tek e fundit, edhe Marrëveshja CEFTA është nënshkruar ashtu që Kosova është territor i veçantë doganor. Me siguri unë se kam bërë këtë. Po ashtu, nuk e kam definuar se në vendkalimet administrative do të ketë doganë. Domethënë ne e kemi miratuar Platformën ku thuhet se nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, nuk po flasim mbi statusin, por ne kemi propozuar që të formohet bashkësia e komunave serbe. Kjo nuk është njohje, por organizim i pushtetit në atë territor që është definuar edhe me Rezolutën 1244. Disa institucione të Serbisë që tash ekzistojnë duhet të transformohen në institucione të bashkësisë së komunave serbe”, ka theksuar Daçiq. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori