Marrëveshja nuk pajton dy kombet në hasmëri
Marrëveshja Serbi-Kosovë nuk i pajton dy kombet me hasmëri në Ballkan. Në një shkrim të botuar në New York Times ka duke iu referuar situatës në Kosovë David L. Phillips shkruan se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’iu ndihmojë atyre që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Shkrimin L.Philips e nis me një përshkrim për Kosovën, duke treguar se ka qenë ish-krahinë e ish-Jugosllavisë, e cila në mënyrë efektive fitoi pavarësinë pas një ndërhyrjeje ushtarake të udhëhequr nga Perëndimi.

“Për t'i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, transmeton Rel.

NYT thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta">90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës.Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës, sipas NYT janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2013, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori