Marrëveshja Kosovë-Serbi, thikë pas shpine ndaj Gjermanisë
Daut Haradinaj
“Kjo marrëveshje e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një thikë pas shpine ndaj Gjermanisë. Po ndihem si m... çfarë qeverie keni”, kështu i kishte shkruar një diplomat perëndimor deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinajt, pak çaste pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, derisa ky i fundit në ato momente ndodhej në Shqipëri, ku kishte marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Naltëmadhënisë së Tij, Mbretit Leka Zogu I.

Me këtë “sms”, deputeti i AAK-së mundohet që ta shpjegojë “se kush ka fituar, e kush ka humbur” nga marrëveshja e arritur ndërmjet Edita Tahirit dhe Borko Stefanovicit për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve.

Sipas tij, me këtë marrëveshje Kosova jo vetëm që nuk ka përfituar asgjë, por, shton ai, qeveria e vendit ka hequr dorë në njëfarë forme nga sovraniteti shtetëror.

Daut Haradinaj, në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, thotë se jo vetëm kjo marrëveshje, por të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare duhet të kalojnë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, sepse siç shprehet ai, “për këtë na obligon edhe Ligji për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.
Shtuar më 08/12/2011, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori