Presidenti i
Shteteve të
Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard
Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombetare.
“Ambasadori Richard
Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve
ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen
ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij.
Njoftimin e ka bërë ambasadori
Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit
Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, është thënë në vendim.
Grenell u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i
Shteteve të
Bashkuara në Gjermani.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator, në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve
ekonomike, në prani të presidentit të
Shteteve të
Bashkuara, Donald Trump.
Shtuar më 25/12/2020,
ora 08:54