Nedved po feston ditëlindjen për të dytën ditë, tifozët e Juves i kërkojnë çekut të ndalet

Në ndeshjen e djeshme mes Juventusit dhe Spezia-s, zëvendëspresidenti i Bianconerëve, Pavel Nedved është kapur sërish në një situatë pikante.

Në Twitter u shfaqën fotografi në të cilën Nedved përkëdhelnjë zonjë të re pikërisht në tribunën VIP të zonjës së vjetër, shkruan albeu.com.

Tifozët, të pakënaqur nga cilësia e paraqitjes së skuadrës, i kërkojnë ish-futbollistit të Juves që të ndalet dhe të fokusohet te klubi. Por gjatë dy ditëve të fundit, Nedved e ka bërë të qartë se nuk do të shpërqendrohet.

Zbavitja e ish-yllit të Juventusit lidhet me përvjetorin e fundit të çekut. Në rrjet është shfaqur një video ku Nedved kërcen me vajza gjysmë të zhveshura, njëra prej të cilave i mban gjoksin. /albeu.com/