Marrëveshja e Brukselit po dështon?
Pëlqej
Marrëveshja e shumëdiskutuar e Brukselit po shkon drejt dështimit.

Ekziston mundësia që 22 takimet në Bruksel mes ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton dhe dy kryeminitrave, Daçiç dhe Thaçi të mbeten thjesht në letër.

Të gjitha nënshkrimet e arritura në marrëveshje, si ajo për funksionalizimin e Gjykatës së Apelit në veri të Mitrovicës, krijimi i asocacionit të komunave me popullsi dërrmuese serbe, si dhe marrëveshja për zhbërjen e organizimit paraushtarak "Mbrojtja Civile" nuk janë zbatuar konkretisht.

Po ashtu, të tre personat që ishin aspirante për Nobelin për Paqes, Ashton, Daçiç dhe Thaçi mund të mos jenë më në vijimësi të dialogut.

Për dy të parët tashmë është e sigurt, ndërsa për Hashim Thaçin priten zgjedhjet në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori