Marrëveshja e Brukselit harron të drejtat e njeriut
Në lidhje me raportin e fundit të realizuar nga grupi i të drejtave të njeriut Amnesty Internationale ka mbajtur qëndrim kritik zëvendës drejtorja e Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë, Jezerca Tigani.

Tigani ka deklaruar se marrëveshja nuk përmend të drejtat e njeriut në asnjë pikë.

“Nuk ka asnjë pikë në këtë marrëveshje që të përfshijë të drejtat e njeriut, apo të përfshijë disa pika kryesore të cilat gjithmonë kanë qenë dhe duhet të jenë në vëmendjen e Serbisë dhe Kosovës”.

Amnesty International u bën thirrje kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë dhe palëve të përfshira në bisedime që gjatë procesit të zbatimit të marrëveshjes të kenë parasysh të drejtat e njeriut, shkruan Koha Ditore.

Amnesty International u kërkon përsëri këtyre autoriteteve dhe komunitetit evropian t’i thërrasë këto autoritete përsëri në tryezë dhe të bisedojmë këtë plan veprimi, por të marrin parasysh pikat kyçe për respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe të flasim vetëm për një kufi”, ka thënë ajo.

Zonja Tigani ka tërhequr vërejtjen se as Serbia dhe as Kosova nuk kanë marrë përgjegjësinë për shumë krime të luftës, në bazë të së drejtës ndërkombëtare që ajo thotë duhet të njihen dhe t’i kalojnë organit të caktuar të drejtësisë./albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori