Beogradi zyrtar e ka gati edhe një javë në dispozicion për ndryshim të qëndrimit nëse dëshiron që samiti i
Bashkimit Evropian në qershor të jetë frytdhënës për Serbinë.
Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane shprehet se veprimet e
Bashkimit Evropian përballë Beogradit zyrtarë bazohen në konkluzat e samitit të dhjetorit. Ajo konfirmon se pavarësisht refuzimit të djeshëm, Komisari për Zgjerim, Stefan Fyle, gjithashtu edhe shefja e diplomacisë Evropiane do i dorëzojnë raportet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.
Shtuar më 10/04/2013,
ora 09:14