Marre me fol ashtu! Haradinaj acarohet me të moshuarin nga Mitrovica (VIDEO)
Në një debat të organizuar në qytetin e Mitrovicës nga Nexhmedin Spahiu, ka marrë pjesë edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, qytetarë e bashkatdhetarë mitrovicas që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të Evropës, të cilët kanë diskutuar për problemet e qytetit.

Por ka qenë një anëtar i Sindikatës së Trepçës, i cili ka ngritur tensionet brenda takimit, duke i thënë kryeministrit Haradinaj, se ndoshta më mirë do të ishte që gjysma e parave të dedikuara për autostradën e Dukagjinit t’i ndahen Trepçës për ringjallje.

“A ma mirë u kanë gjysën e qatij miliardi për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës, me shku Trepça në 7 mijë punëtorë… Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, ka thënë ai.

Pas fjalës së sindikalistit të Trepçës ka reaguar i acaruar Haradinaj, duke i thënë të moshuarit se “është marrë që flet kështu”.

Kryeministri në dorëheqje ka thënë se të gjithë e dinë se çfarë ka bërë Peja e Gjakova për Mitrovicën.

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ka thënë Haradinaj.

Përveç kësaj i moshuari nga Mitrovica kishte pasur kritika edhe për mënyrën e ndarjes së buxhetit të shtetit, duke përmendur se si një rrugë në Mitrovicë ka mbetur e paasfaltuar vetëm shkaku i mungesës së parave.
Shtuar më 05/08/2019, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori