Marnhac: Të gatshëm të hetojmë akuzat e Martyt
Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Xavier de Marnhac, i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në lidhje me hetimet për raportin e Dick Marty. Në letër, De Marnhac shprehet se EULEX-i është autoriteti i duhur dhe kur ka prova të mjaftueshme për të besuar se janë kryer aktivitete kriminale do të fillojë hetimin përkatës.

Në letër theksohet se EULEX-i inkurajon Martyn për t’i dhënë autoriteteve të Prokurorisë së EULEX- it çdo informacion ose provë, të cilat mund të hedhin dritë mbi akuzat e ngritura në këtë raport.
Shtuar më 09/02/2011, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori