Marnhac në Beograd: Duhet bërë më shumë
Xavier Bout de Marnhac
Shefi i misionit EULEX, Xavier de Marnhac dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në Beograd kanë diskutuar për nevojën e përmirësimit të ndjeshëm të lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës.

Marnhac, ka theksuar faktin se barrikadat e vendosura nga serbët e rebeluar në veri duhet larguar dhe të ketë qasje të përhershme dhe të pakushtëzuar për të gjithë, përfshirë misionin evropian për sundimin e rendit dhe ligjit, dhe organizatat ndërkombëtare.

“Rikthimi i lëvizjes së lirë është një parakusht absolut për sundim të efektshëm të ligjit në tërë Kosovën”, thuhet në një komunikatë për media të EULEX-it.

“Takimi shkoi mirë. Kam ngritur disa çështje të rëndësishme. E mirëpres thirrjen e bërë së fundmi nga Tadiq për largimin e barrikadave në veri të Kosovës. Unë besoj se veprimet do të pasojnë. Është e rëndësishme që të ketë lëvizje të plotë në rrugët e veriut të Kosovës, jo vetëm për EULEX-in dhe KFOR-in, por edhe për popullatën, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë me jetën e tyre të përditshme”, citohet të ketë thënë Xavier de Marnhac.

Shtuar më 08/12/2011, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori