Marnac: Kemi punuar njëlloj edhe në veri
Deklaratat e zyrtarëve vendas se misioni i EULEX-it në Kosovë nuk po bënë punë të mirë në Veri, nuk i kanë pëlqyer aspak shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnach.

Gjatë një interviste për të përditshmen “Zëri”, ai thotë se EULEX-i është i përqendruar fuqishëm në gjithë Kosovën por edhe në veri.

Sipas tij deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, lidhur me mos efikasitetin në veri, janë të pa dretja dhe të pabaza.

Mendoj qe nuk është e drejtë të thuhet kjo, sepse siç thash ne jemi të pranishëm në gjykatë dhe jemi duke ndarë drejtësi. Mendoj se deri tani kemi nxjerrë 36 vendime në gjykatë qe do të thotë se gjykatësit dhe prokurorët tanë po punojnë atje. Jemi të pranishëm në porta dhe përveç kësaj të martën kemi bërë një arrestim në veri. Jemi të angazhuar në fushatën kundër drogës. Mendoj se po bëjmë shumë. Ndoshta nuk është e mjaftueshme, mund ta pranoj këtë, por nuk e pranoj faktin qe nuk jemi duke bërë asgjë”, ka the Marnach.

Në lidhje me arsyen se pse Policia e Kosovës nuk është pjesë e arrestimit të fundit në veri ai ka thënë: “Policia atje është e angazhuar dhe është përgjegjëse për punë e përditshme themelore, dhe nuk është e aftësuar për të marrë pjesë në operacionet e ndjeshme”. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2011, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori